Sot Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me AKKSHI organizuan Konferencën Kombëtare vjetore, me temë: “Bashkëpunimi Universitet - Biznes, një nga shtyllat e modernizimit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor”. Kënaqësi e veçantë për Grupin tonë të ishim pjesë e eventit dhe të përfaqësonim UPT si përfaqësues dhe përfitues të financimeve të AKKSHI për kërkimin shkencor.
Një falenderim të veçantë për Rektorin e UPT Prof. Andrea Maliqari për mbështetjen që ka dhënë dhe vazhdon të japë për personelin akademik, kërkuesit e rinj në aktivitetin kërkimor/shkencor dhe projekte. Me mbështetjen e AKKSHI dhe UPT, Grupi ynë është duke zhvilluar një studim mbi aplikimin/ përdorimin e inteligjencës artificiale në fushën e imazherisë mjekësore.
Urojmë që kjo mbështetje dhe frymë bashkëpunimi, të nxisin një dialog me kërkuesit shkencor dhe drejtuesit e universiteteve mbi çështjet që lidhen me aplikimet e njohurive në biznes dhe fusha të tjera.